Prishtinë, 20.05.2022
Sot u mbajte takimi i dytë i Grupit Koordinues Teknik i Projektit për Ndërtimin e Sistemit Kombëtar për Informim NFFIS mbi zjarret pyjore dhe Zgjidhjeve te Bazuara ne Natyre Eco-DRR. Ekspertet e JICA-s prezantuan rezultatet e studimeve ne terren dhe paraqiten aktivitetet te cilat do te zhvillohen ne zonën e Projektit ne Restelice për parandalimin e ortekëve. Ekspertet po ashtu informuan Anëtaret e Grupit Koordinues Teknik për miratimin e aktiviteteve ne Komunën e Istogut nga JICA për krijimin e pyjeve për thyerjen e erërave te forta. AME si bartëse e Projektit u zotua qe te përkrah këto aktivitete te cilat janë te rëndësishme për sigurinë e qytetareve te Republikës se Kosovës.
Ne takim përveç përfaqësuesve te JICAS Japoneze dhe AME-së morën pjesë edhe përfaqësues e grupit punues nga Institucionet Qendrore dhe atyre Lokale